Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Kosovë vijnë ditë me shira e temperatura më të ulëta

Ditëve në vijim në Kosovë meteorologët parashohin mundësi për reshje lokale shiu, ndërsa fundjavën me shtrëngata me shi.

Edhe pse temperaturat pritet të pësojnë rënie, ato do të mbesin ende mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 10C deri në 13C, e ato maksimale nga 21C deri në 25C.

3.05-4.05 - Mot me vranësira dhe intervale me diell. Orëve të pasdites priten reshje të shpërndara shiu me mundësi edhe për bubullimë.

5.05-6.05 - Fundjava me mot kryesisht të vranët dhe me shtrëngata me shi, që ditën e shtunë do të jenë më të përhapura, e vende-vende me reshje më intensive.

7.05 - Mot kryesisht i vranët dhe shtrëngata të shpërndara me shi, kryesisht orëve të pasdites.

Cikloni që po vjen nga Afrika të sjellë edhe koncentrim më të lartë të grimcave të pluhurit saharian, që në ditët e ardhshme mund të ndikojë edhe në rritje të vogël të indeksit të kualitetit të ajrit (AQI).

Edhe Fundjava me shi në Kosovë Arbëri Fundjava me shi në Kosovë

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga juglindja 4-13m/s, e në fundjavë nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike, do të zbres nën vlera normale, që gjatë fundjavës të rritet rreth këtyre vlerave. /KosovaPress/