“Buxheti i Kosovës çdo vit humb rreth 50 milionë milion euro, pasi mbi 150 mijë punëtorë në sektorin privat punojnë pa kontrata”.
Kështu ka thënë kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Derisa i ka ofruar bashkëpunim, ai i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që të marrë parasysh këtë fakt, dhe të fillojë ndryshimin e gjendjes.
Kërkesë tjetër e sindikalistëve ishte krijimi i një gjykate të veçantë që merret me kontestet mes punëtorëve dhe punëdhënësve.
Ankesë tjetër e sektorit privat është edhe siguria në punë, në mungesë të së cilës shumë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës. Gjithë këto komente, Azemi i ka bërë në një konferencë të përbashkët me punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë, ku u dha lajmi për përfundimin e grevës së këtyre të fundit për shkak të vonesave për paga.
Kryesindikalisti tha se të pakta janë rastet sikurse kjo kur, grevat arrijnë sukses.

-
150 mijë punëtorë në Kosovë punojnë pa kontrata pune
-
Puna pa kontrata tek privatët po e dëmton Buxhetin e shtetit
-
Azemi për sektorin privat: Punëtorët punojnë jashtë orarit të punës dhe nuk paguhen
-
Punëtorët e sektorit privat paralajmërojnë grevë për rritje pagash
-
Azemi: Vitin e ardhshëm mund të mos kemi me kë të mbajmë grevë