Shtetasit e Turqisë në Kosovë, sot në mëngjes filluan të votojnë për referendumin për ndryshime kushtetuese në Turqi që do të mbahet më 16 prill.
Procedura e votimit filloi në orën 9:00, njëkohësisht në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Prishtinë, si dhe për herë të parë edhe në Konsullatën e Përgjithshme në Prizren, raporton AA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVotën e parë në Prishtinë e realizoi ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç e cila në një deklaratë për media njoftoi se numri i votuesve në Kosovë është 1275 dhe ftoi të gjithë ata për të votuar.
“Këtë vit për herë të parë qytetarët tanë mund të votojnë edhe në Konsullatën tonë të Përgjithshme ne Prizren edhe në Ambasadën tonë në Prishtinë ndërsa një risi tjetër është se qytetarët të cilët janë të regjistruar në regjistrin e votuesve jashtë vendit do të mund të votojnë në ambasadën tonë, pra sot jemi në pritje që do të ndodhë një gjë e tillë”, tha Kiliç.
Ndërsa Yashar Yuce, qytetar nga Turqia, tha se “Ky është një hap shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Turqisë. Ne votuam dhe dëshirojmë që të ndodhë më e mira për vendin tonë”.
Procesi i votimit në Prishtinë dhe Prizren do të vazhdojë deri në ora 21:00.
Votimi për referendumin turk, i cili pritet t’i jap më shumë të drejta presidentit Erdogan, ka nisur edhe në Shqipëri.
Votimi nisi në orën 09:00 sipas orës lokale, ndërsa i pari që ushtroi të drejtën për të votuar në ambientet e Ambasadës së Turqisë në Tiranë ishte Ambasadori Hidayet Bayraktar.
Ndërkohë në një prononcim për AA, Bayraktar tha se qytetarët e Turqisë që jetojnë në Shqipëri do të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Ai shtoi se krahas tyre për të votuar vijnë edhe qytetarë të cilët jetojnë në Malin e Zi për shkak se atje nuk janë hapur kuti votimi.
Duke vënë në dukje se pret një pjesëmarrje të lartë edhe në këto votime ashtu si në 3 votimet e shkuara, Bayraktar në vijim shtoi: “Pjesëmarrja në votime të qytetarëve tanë është një pikë e rëndësishme. Kjo është një e drejtë demokratike. Mendoj që kjo gjë është e rëndësishme për zhvillimin e demokracisë”.
Ambasadori tha se në Shqipëri janë të regjistruar më shumë se një mijë votues.
Ndryshe, referendumi për ndryshime kushtetuese në Turqi do të mbahet më 16 prill.