Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Kosovë: Dy ditët e ardhshme borë, në fundjavë acar

Vorbulla ciklonike nga Atlantiku, që po depërton mbi Europën qendrore dhe lindore, do të formojë edhe një vorbull dytësore mbi Itali, e cila ditëve në vijim do të kalojë edhe nga rajoni ynë.

Masat e lagështa nga Mesdheu, që do të sjellë ky vorbull dhe masat e ftohta ajrore arktike, që po depërtojnë nga veriu i kontinentit, do të krijojnë kushte për reshje më të qëndrueshme bore ditën e mërkurë dhe të enjte.

Ndërkohë në fundjavë sërish do të depërtojë acar nga verilindja e kontinentit që do të zbres sërish temperaturat nën vlera mesatare.

Në kushtet që parashihet të mbajnë ditëve në vijim, sidomos nga dita e premte, cilësia e ajrit do të pësojë përkeqësim, ndërsa vlerat e indeksit do të rriten edhe në vlera të pashëndetshme. Ditën e enjte kur parashihet të ketë më shumë erëra vlerat do të zbresin edhe në normale.

9.01 - Ftohtë, vranët dhe borë. Kohë pas kohe reshjet do të jenë më intensive.

Edhe Në Kosovë mot kryesisht me vranësira, mundësi për borë Arbëri Në Kosovë mot kryesisht me vranësira, mundësi për borë

10.01 - Ftohtë. Në mëngjes kryesisht vranët. Ditën priten reshje bore, që pasdite dhe në mbrëmje do të jenë më intensive.

11.01 - Shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

12.01-Në fundjavë acar. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

13.01 - Të shtunën pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell. Ditën e diel gjatë ditës vranësirat do të shtohen.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të mbeten nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në -5C, e maksimalet nga -4C deri në -1C. Në fundjavë minimalet mund të zbresin edhe deri në -12C. Në viset e mbuluara me mjegull, temperaturat do të jenë edhe më të ulëta.

Edhe Në Kosovë ftohtë dhe me reshje të dendura bore Arbëri Në Kosovë ftohtë dhe me reshje të dendura bore

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga jugdlindja dhe verilindja 2-10m/s.Shtypja atmosferike, me afrimin e vorbullës ciklonike, do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale.

{gallery}