Fushat e presionit të ulët që tashmë kanë kaluar mbi rajon, do të mbesin të bllokuara mbi Detin e Zi, që mbi Kosovën do të kushtëzojnë mot jostabil edhe për ditët në vijim.
Pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, e në orët e pasdites priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
26 e 27 korrik - Mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.
28 e 29 korrik - Mot pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
Pas rënies së temperaturave, nga dita e enjte do të shënojnë rritje graduale rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 16C, e maksimalet nga 23C deri në 26C.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare nga veri-verilindja 2-7m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet rreth vlerave normale.