Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 325 pacientë

Në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë po trajtohen 325 pacientë, ndërsa prej tyre të konfirmuar si pozitivë me COVID-19 janë 256, thuhet në raportin e " target="_blank">Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

242 nga pacientët janë me oksigjenoterapi, ndërsa 11 në gjendje të rënduar.

Në QKUK janë të shtrirë 132 pacientë. Në Klinikën Infektive po trajtohen 86 pacientë, në Pulmologji 39 pacientë, në Pediatri një pacient e në Gjinekologji gjashtë paciente.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 193 pacientë. Në Spitalin e Gjakovës janë 59 pacientë, të Gjilanit 36, të Prizrenit 35, të Pejës 33, të Ferizajt 18, të Mitrovicës shtatë dhe të Vushtrrisë pesë.