Rrëfime për thuprën e Demës, kohën e Violetës dhe picamenët shqiptaro-amerikanë
1.
Ka dy ditë që dal në qytet për ta shfrytëzuar 90-minutëshin e lejuar.
Para se të vendoseshin masat drastike dhe të më lejohej 90-minutëshi, nuk mendoja për daljen jashtë banesës si pjesë e një agjende obligimi. Tash, ka dy ditë që bëhem gati, 15 minuta para se të bëhet ora e daljes. Përgatis një hartë në kokë se kah do të shkoj, çka do të blej e cilës rrugë do të kthehem që të përmbush kohën e lejuar të daljes.
Ia vërtetoj vetes me këtë thjeshtësi se si çmohen liritë e rifituara vetëm atëherë kur ato humben. Apo, si fillojmë të riçmojmë diçka vetëm kur më nuk e kemi.
2.
Në këto dy ditë vjen me mua djali i madh.
Kemi ecur edhe përpara së bashku, por tash ndihemi në këtë qytet të boshatisur sikur të ishim në një udhëtim zbulimi.
E sheh qytetin me sytë e tij dhe me rrëfimin tim të kohëve që nuk janë më. “Aty” ku ai sheh një vendparkim, “kanë qenë dyqanet e hebrenjve, e në mesin e tyre ka qenë berberi im. Berberi im ka qenë shok i futbollit i babës tim. Nuk më ka qethur mirë, por aty jemi qethur ne të dy, babë e bir, për ta ruajtur adetin. Dhe në mëngjes e mbrëmje, aty ka qenë një njeri i cili as ka pasur punë aty për t’u qethur e për të qethur, por ka ndenjur i ulur në karrigen e myshterinjve pritës dhe ka zhvilluar të gjitha bisedat e berberhanes. Aty dihej gjithçka: edhe çfarë notash kisha unë në shkollë, edhe çka do të hahej për drekë në familjen e filanit, edhe çdo detaj të fluturimit të njeriut në Hanë”.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.