Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e objektit për banim social në Kaçanik, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Ky është një investim në shumë prej 300,000.00 €, dhe financohet nga MPMS. Realizimi i këtij projekti do të fillojë shumë shpejt, sapo komuna e Kaçanikut, t'i përfundojë procedurat tenderuese”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Gjithashtu thuhet se Abrashi u zotua se MPMS do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte tjera për komunën e Kaçanikut, të cilat do të ndikojnë në zbutjen e varfërisë dhe ngritjen e mirëqenies sociale në këtë komunë.
Ilazi ka cilësuar këtë projekt si një nga investimet më të qëlluara, duke premtuar se komuna do të ofrojë partneritet dhe bashkëpunim të sinqertë në realizimin e këtij projekti.
-
Tash e 4 vjet, Komuna e Kaçanikut dështoi ta finalizojë objektin për banim social
-
Në vitin e ardhshëm Kaçaniku bëhet me palestër të sporteve
-
Gashi premton investime në sportin dhe kulturën e Kaçanikut
-
MPMS në Gjilan sivjet ndërton rreth 100 shtëpi për të pastrehët
-
Qeveria me 25 milionë euro synon që familjeve të cenueshme t’u bëhet banimi i përballueshëm