Komuna e Hanit të Elezit gjatë viteve të fundit po e tejkalon planifikimin e të hyrave vetjake nga tatimi në pronë.
Ndërkohë të gjitha ato mjete po u kthehen qytetarëve nëpërmjet projekteve kapitale si në trotuare, ndriçim publik rregullim të hapësirave gjelbëruese etj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomuna në të takuarën ka realizuar projektin “Logos” duke e zhvilluar një fushatë vetëdijesuese për t’i stimuluar qytetarët ta paguajnë tatimin në pronë, ndërkohë për lagjet të cilat janë tatimpagues më të rregullt në tatimin në pronë u janë vendosur nga një tabelë me mbishkrim: “Rruga me pagesën më të rregullt të tatimit në pronë”.
Kjo fushatë ka ndikuar edhe gjatë periudhës së fundit, derisa gjatë vitit 2016, Komuna kishte planifikuar 97.221.00 euro, ndërsa janë realizuar 104.658.63 euro ose 107.65 për qind, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, Komuna ka planifikuara 97.221.00 euro nga tatimi në pronë, ndërkohë janë realizuar 42.948 ose 44.2 për qind, mirëpo kjo vlerë deri në muajin tetor të këtij viti ka arrit në 85.54 për qind e realizimit të tatimit në pronë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.