Me pak ujë që u ka mbetur, këta 4 zjarrfikës po tentojnë të ndalin zjarre që nga mali është afruar pranë shtëpive të pabanuara në fshatin Grabovc i Epërm.
Zjarrfikësit thonë që nga mëngjesi ka vetëm 3 zjarrfikës të angazhuar për këtë zonë, dhe se në mungesë stafi, është dashur të bëjnë zgjedhje të zonave në të cilat do të intervenojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë nga fundi i muajit korrik, zjarrfikësit thonë që kanë pasur shumë thirrje për raste të tilla në këto zona malore të Fushë Kosovës.
Në Ministrinë e Mjedisit i kanë thënë KTV-së se ata merren kryesisht me ruajtjen e pyjeve të cilat hyjnë në zona të mbrojtura dhe jo me të tjera.
Ndërkohë, brigada e zjarrfikësve në Prishtinë ka dërguar një ekip tjetër, pasi që zjarri nuk është ndalur.
Me zjarr nga hamulloret, zjarrfikësit janë përballur gjatë ditës edhe në Matiqan, Hajvali dhe fshatin Sllatinë.