Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Gjilan nisin punën drejtorët e rinj të drejtorive komunale

Në Gjilan është bërë pranim-dorëzimi i detyrave të drejtorëve në kabinetin e kryetarit Lutfi Haziri, pas emërimeve që u bënë publike në fillim të kësaj jave.

Mbledhja e parë e Bordit të Drejtorëve do të mbahet të enjten, për t’i paraqitur objektivat për tre mujorin e parë të punës.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i ka falënderuar ish-drejtorët, ndërkaq të zgjedhurve u ka uruar suksese në realizimin e objektivave të programit qeverisës “Gjilani 2021 plus”.

Haziri i LDK-së në këtë mandat do ta qeverisë Gjilanin bashkë me AAK-në dhe AKR-në.