Në vigjilje të ndërrimit të motmoteve, Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me donatorin, bankën NLB, në bashkëpunim me kompaninë Buqaj, ka inauguruar të enjten shtëpinë e re për familjen e Remzi Hajrullahut.
Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, tha se “Kjo është shtëpia e 132 dhe e 25-të për këtë vit, që po e inaugurojmë sot”, ka thënë Ismajli.
Ai ka njoftuar se përpos ndërtimit të 132 shtëpive, Komuna i ka rinovuar 40 shtëpi të tjera, ndërkaq për 40 familje ka paguar qira.
Drejtori i bankës NLB, Alber Lumezi, ka deklaruar se është krenar që kanë kontribuar për këtë rast.
Komuna e Gjilanit e ka dhënë truallin për këtë familje.