Gjilan, 28 qershor – Në sheshin qendror të Gjilanit sot u organizuar tregu i hapur i prodhimeve vendore, pas realizimit të suksesshëm të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018”, që është financuar nga Qeveria gjermane dhe është mbështetur nga Ministria e Punës dhe Komuna e Gjilanit, ndërsa implementuar nga organizata “Help”.
Valbona Tahiri, drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik në Gjilan, tha se përmes këtij projekti kanë përfituar 52 aplikues të Gjilanit nga fusha të ndryshme, që nga agrobiznesi e prodhimi, deri në tekstil dhe teknologji.
Tahiri ka siguruar ndërmarrëset femra se do të jetë vazhdimisht në krahun e tyre, që zhvillimi i tyre dhe zgjerimi i ndërmarrjeve të krijuara të ecën mirë dhe të jenë gjatë të ardhmes një potencial për punësim të të rinjve të Gjilanit.
Tregu i hapur është aktivitet njëditor që ka për qëllim të ofrojë mundësinë për klientët përfitues të granteve të “Help” që të ekspozojnë dhe shesin produktet në hapësirën e Gjilanit.
-
Gjilani organizon Panairin e Punës, planifikohet punësimi i rreth një mijë qytetarëve
-
U hap në Gjilan panairi “Gratë në biznes dhe artizanate tradicionale”
-
Në Gjilan 12 të rinj përfitojnë grante për ndërmarrësi
-
Në Gjilan prezantohet projekti i konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport
-
Në Gjilan hapet Panairi i Punës, 40 kompani ofrojnë 500 vende pune