Komuna e Gjilanit është e para në Kosovë që filluar një pilot projekt për më shumë mësimdhënës nga klasa III-V, sipas të cilit një mësimdhënës është përgjegjës për një lëndë mësimore dhe kështu shënon ndryshimin e madh pozitiv pas disa shekujsh në arsimin fillor të ciklit të ulët të mësimit.
Drejtori komunal i Arsimit, Nazim Gagica, ka thënë se ky pilot projekt është në bashkëpunim me Universitetin Kadri Zeka, me GIZ-in, Drejtorinë e Arsimit të Gjilanit.
Gagica ka potencuar pritjet pozitive prej tij.
Drejtori i shkollës Florim Maloku dhe mësimdhënësit në përgjithësi ishin të vendosur që këtë praktikë të re, e cila është ende pilotim, ta shndërrojnë në një sukses që do të merret model për shkollat e Gjilanit dhe gjithë Kosovës.
-
16 mësimdhënës e 15 nxënës të infektuar me COVID-19 në Gjilan
-
Në Gjilan katër mësimdhënës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus
-
Gjilani nis shpërndarjen e librave falas për mbi 12 mijë nxënës
-
Në Gjilan, klasat 1-9 pritet të vijojnë mësimin në objekte shkollore
-
Haziri: Gjilani ka rekomanduar që mësimi të mbahet me prezencë fizike