Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Gjilan 30 bletarë pajisen me centrifuga elektrike

Gjilan, 30 gusht - Në Gjilan janë ndarë 30 centrifuga elektrike për bletarët. Projekti financohet nga buxheti komunal.

Në vitin 2014 bletarët janë pajisur me 750 koshere trekatëshe bletësh, në vitin 2015 ishin përfitues 155 bletarë dhe janë pajisur me rroba e pajisje të tjera të punës, e po ashtu edhe më 2016 dhe 2017 janë dhënë 70 centrifuga, kurse me projektin e sotëm të shpërndarjes së 30 centrifugave është përmbyllur projekti për pajisjen e të gjithë bletarëve që kultivojnë 30 shoqëri.

Në Gjilan nuk ka bletar që ka më shumë se 30 shoqëri bletësh e që nuk është pajisur me centrifuga elektrike (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).