Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Gazimestan shënohet 630-vjetori i Betejës së Kosovës

Në një ikonografi tipike nacionaliste serbomadhe, në Gazimestan, afër Prishtinës, sot është shënuar 630-vjetori i Betejës së Kosovës.

Në këtë manifestim sërish u shfaqën ide e pankarta anti-shqiptare dhe anti-Kosovë.

Pasi u përkujtuan gjoja, vuajtjet që edhe sot populli serb i ka në Kosovë, porosia nga ky manifestim ishte se “Kosova do të mbetet përgjithmonë serbe”.

Në manifestimin që e udhëhoqi anti-shqiptari i përbetuar, kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohje, morën pjesë kishtarë dhe qytetarë nga Kosova, Serbia e Republia Serbe.

Në fund të manifestimit u shpalos edhe pankarta e shkruar në gjuhën serbe e ruse se “Kosova është e pandarë dhe nuk dorëzohet”.