Në një njoftim të vetin, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovë Avni Zogiani, thotë se komuna e Fushë-Kosovës ka filluar fushatën me investime të vogla e të shumta tashti kur e ka perceptuar rrezikun e humbjes së zgjedhjeve.
Në gjithë këtë, thotë Zogiani, nuk ka ndonjë ide të re, apo ndonjë prioritet për nevojat e qytetarit, por thjesht ka shtrime asfaltesh (shpesh nëpër oborret e shtëpive – qëllimi vota me çdo kusht).
Një pjesë e mirë e buxhetit vetanak të komunës është ruajtur për këtë fushatë. Përveç asfaltit, komuna, në konflikt interesi, jep para si donacione për individë e organizata. Këto para kanë për qëllim blerjen direkte të votës dhe këtu ka vend për hetim nga prokuroria, ka shkruar ndër të tjera Zogiani.
-
28 zotimet e Zogianit për Fushë Kosovën
-
Veseli premton spital modern për Fushë Kosovën dhe rregull urbanistik
-
Kurti ironizon në Fushë Kosovë: LDK nuk është Lidhje Demokratike, por lodhje burokratike
-
Zogiani: Vetëm VV mund t’i jap fund pushtetit në Fushë-Kosovë
-
LDK-ja rrezikon të humbë Fushë Kosovën, sipas qytetarëve