Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në festën për Limajn nuk u gjuajt vetëm me “armë të gazit”

Mund të duket sikur përgatitje për sulm ndaj armikut, por në këtë video Endrit Shala po përdor armë automatike.

Videoja e re është e festës së njëjtë ku u përdorën armë të shumta në ahengun për pafajësinë e zv/kryeministrit, Fatmir Limaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KTV-ja e ka në posedim videon që nga fundjava, por ka pritur konfirmim të identitetit të personit që po gjuan. Endrit Shala ka mohuar kategorikisht se është ai në video.

“Jo, nuk jam unë. Absolutisht nuk jam unë. As që bëhet fjalë. Unë veç një orë kam qëndruar aty”, ka thënë Shala për KTV-në.

Por, është e qartë se videoja është në vendin e njëjtë ku gjuanin edhe Lushtaku e Gashi.

Fatmir Limaj shihet qartë në odë, e dritaren për të gjuajtur Shalës ia hap Durim Limaj, djali i Fatmir Limajt, që aktualisht shërben si Këshilltar kryesor politik dhe shef Kabineti i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë.

Në fakt, KTV-ja merr vesh që organizator i këtij ahengu ka qenë Durim Limaj, bashkë me Endrit Shalën.

Ky i fundit ka qenë në shoqëri me Sami Lushtakun e Dardan Gashin në momentin e ftesës nga Limaj i riu.

Zv/kryeministri i është bashkuar festës më vonë.

Prokurori i rasti, Ismet Tofaj i ka thënë KTV-së se po vazhdojnë hetime dhe kanë marrë për ekspertizë dy armë, asnjëra automatike.

Të premten, Kuvendi i Kosovës ka diskutuar gjithë ditën për gjuajtjen me armë nga zv/kryeministri Gashi, por mocioni i LDK-së për shkarkimin e tij ka dështuar.