Me kërkesën e kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, të premten mbrëma, janë bërë inspektime dhe pas verifikimit, janë mbyllur 26 lokale që kanë zhvilluar biznesin e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.
Siç njofton komunikata nga kjo komunë, në një aksion të udhëhequr nga Inspektorët e Komunës, të ATK-së dhe me asistim të Policisë së Drenasit, mbrëmjen e të premtes janë mbyllur 26 lokale që kanë zhvilluar biznesin e lojërave të fatit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aksioni është zhvilluar në Drenas dhe Komoran, Tërstenik, Arllat, dhe në fshatra të tjera, pas verifikimit, mungonin licencat e punës por edhe zhvillohej në vendet ku ndalohet me Ligj, i cili përcakton ndalimin e ushtrimit të aktiviteteve të lojërave të fatit në afërsi të shkollave”, thuhet në komunikatë.
Mungesa e licencave dhe distanca me shkollën, ishte shkaku i ndalesës sepse nuk lejohet zhvillimi i kësaj veprimtarie pa licencë dhe kur nuk është në përputhje me distancën e duhur, largësinë me institucionet arsimore.