Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në ditën e zgjedhjeve priten reshje bore në Kosovë

Foto: Koha

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHML) ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, ku mbahen edhe zgjedhjet nacionale në Kosovë, pritet të jetë mot i vranët dhe me reshje të borës herë pas here.

"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius", thuhet në njoftimin e IHK-së.