Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Ditën e Patates, Veseli në Pestovë

Bizneset prodhuese dhe përpunuese do të mbështeten edhe më shumë me grante, subvencione dhe me politika fiskale, në mënyrë që ata të kenë më shumë prodhim për tregun e brendshëm dhe të jashtëm, njofton kumtesa.

Kështu tha sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në manifestimin “Dita e Patates” që u mbajt në Pestovë të Vushtrrisë, transmeton Koha.net.

Ai theksoi se Kosova është vend i njerëzve punëtorë dhe i mundësive të mëdha në ekonomi.

“Patriotë bashkëkohorë janë prodhuesit, punëtorët e vyer të Kosovës, ata që me punën e tyre, me iniciativat e tyre ekonomike hapin vende të reja të punës”, tha ai