Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Deçan po rritet numri i pacientëve, nëse vazhdohet kështu duhet staf shtesë shëndetësor

Drejtori i Qendrës Kryesore Familjare në Deçan, Selmon Berisha, është i shqetësuar me rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë si dhe me shtrirjen e hartës së fshatrave të prekura nga helmimi, që fillimisht është dyshuar se erdhi si pasojë e ujit të pijshëm.

Berisha në një intervistë në Interaktiv, tha se nëse vazhdon me këtë rritëm të numrit të pacientëve, atëherë do të kërkojë ndihmë nga institucionet për përkrahje me staf shëndetësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, pandemia në njëren anë, ikja e mjekëve për specializim në Prishtinë dhe jashtë vendit, si dhe tash ky rast me helmim, ka çuar në limit forcën e mantelbardhëve.

“Sonte, deri në orën 22:20, ishin 412 pacientë. Dje ishin 420, por që shumë prej tyre janë lëshuar për shtëpi. Më brengos fakti që numri po vazhdon të rritet, sikur që me brengos fakti se sot kishin pacientë edhe nga fshatra të tjera, nga ato që u paraqitën dje e që furnizohen me të njëjtin degëzim të ujësjellësit. Nëse vazhdohet kështu, duhet të kërkojmë nga institucionet ndihmë me staf shëndetësor”, ka thënë Berisha.

Ai tha se gjendja e pacientëve nuk është e rëndë, por është shqetësues numri në rritje.