Në fshatin Balincë, ka filluar hapja dhe zgjerimi i dy rrugëve, të cilat i lidhin tri lagje mes vete dhe të cilat kanë rëndësi të shumëfishtë për këto lagje dhe këtë fshat. Punimet në këto rrugë sot i ka inspektuar, drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina, transmeton Koha.net.
“Punimet po ecin mirë dhe hapja, zgjerimi dhe rregullimi i këtyre rrugëve, është duke u bërë sipas planifikimit”, tha drejtori Morina gjatë inspektimit të punimeve, njofton kumtesa komunale.
Sipas banorëve, këto rrugë i lidhin tri lagje mes vete, pastaj ajo që është shumë me rëndësi për ta, lidhja e këtyre rrugëve, ju mundëson nxënësve që ta shkurtojnë rrugën për në shkollë, dhe ata tani nuk kanë nevojë që në shkollë të shkojnë përmes magjistrales.
-
Nisin punimet në rrugën Arllat–Malishevë, projekti kap vlerën e 1.85 milionë eurove
-
Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq, Policia u kërkon kompanive të rrisin masat e sigurisë
-
Deri në 18:00 rruga Brezovicë-Prevallë do të jetë e bllokuar, shkak punimet
-
Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë
-
Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë - Rozhajë