Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në 20-vjetorin e masakrës së Kralanit kërkohet që Specialja t’i dënojë krimet e luftës

Të enjten janë bërë 20-vjet nga vrasja e 86 civilëve shqiptarë të komunës së Klinës në fshatin Kralan, nga forcat serbe.

Sipas një njoftimi për medie, Shoqata “Familja dhe Shpresa” pas një vizite tek lapidari i të rënëve, kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta plotësoj Ligjin për Gjykatën Speciale, pasi që sipas tyre ky ligj ka amnistuar kriminelët serbë duke përjashtuar trajtimin e krimeve të luftës, transmeton Koha.net.

Në njoftim thuhet se përfaqësuesja e kësaj shoqate, Zana Bytyqi, javën e kaluar ka bërë një kërkesë për takim me kryeministrin Ramush Haradinaj, për t’i bërë atij edhe kërkesa të reja që ndërlidhen me këtë ligj, transmeton Koha.net.

Bytyqi ende nuk ka marrë një përgjigje konkrete nga kryeministri për kërkesën për takim.