Musli Geci është kthyer nga Zvicra për të investuar në fshatin e tij të lindjes, Llaushë të Skënderajt.
Ai aty ka hapur një fermë, në të cilën ka të punësuar disa persona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë tash së fundi atij i kanë ngordhur disa lopë, pasi ujin për to e kishte siguruar gjithmonë nga Lumi Klina, raporton KTV.
Ky lum ka disa javë që është ndotur nga ujërat e zeza.
Ai thotë se ka pasur plan që ta zgjerojë biznesin, megjithatë ky problem ia pamundëson këtë.
Me të njëjtin problem ballafaqohet edhe një tjetër banor, i cili ka disa vjet që merret me bujqësi.
Edhe banorët e tjerë të cilët banojnë rreth këtij lumi thonë se impianti për trajtimin e ujërave të zeza është duke e ndotur lumin.
Ata thonë se me anë të këtij lumi kanë ujitur të mbjellat e tyre.
Se ky impiant është duke ndotur lumin e pranon edhe menaxheri i impiantit, Nezir Gecaj.
Impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Skënderaj është ndërtuar në vitin 2006 me kapacitet për të menaxhuar ato për një popullatë prej 5 mijë personash.
Por, sipas Gecajt me rritjen e numrit të banorëve impianti mund të trajtoj 80% të ujërave të zeza ndërsa 20% e tyre derdhet në lum.
Gecaj shton se ky ujë nuk është i dëmshëm për kafshët apo gjallesat e tjera në të, përderisa banorët thonë se ka kohë që në lum nuk ka as peshq.