Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, si Institucioni më i lartë shëndetësor, shkencor dhe profesional, në vazhdimësi hulumton ndikimin e faktorëve mjedisorë në shëndetin e popullatës, propozon dhe merr vendime profesionale dhe u rekomandon institucioneve kompetente eliminimin e mangësive të zbuluara dhe ndikimin e tyre të dëmshëm në shëndet.
Njëherazi, IKSHP thotë se janë të obliguar të informojmë popullatën me shkaqet e ndotjes së ajrit i cili mund të kërcënojë shëndetin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmes një njoftimi të publikuar gjatë këtij muaji, IKSHP thotë se në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës është zhytur në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole, i cili vërehet gjithandej.
Ky Institut, në njoftimin e botuar më 8 janar, kur vlerat maksimale të ndotjes së ajrit kishin mbërritur në 360 PQI, thoshte se “vlerat e PM2.5 janë disa herë jashtë normales”, ndërsa sot këto vlera kanë arritur në 382 AQI, që do të thotë se ajri është edhe më i ndotur.

“Efektet afatshkurta të ajrondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyra, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit”, thotë IKSHP në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e saj, raporton Koha.net.
IKSHP thotë se si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonin e dimrit, automjetet e vjetërsuara dhe trafiku i dendur, djegia e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegia e mbeturinave, përdorimi i pesticideve, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfilltë urbanistik e prania enorme e pluhurit në qytet.
“Këtë situatë shqetësuese do ta rëndojnë edhe më shumë ditët e ftohta që do të vijnë dhe rëniet e temperaturave që do ta vështirësonte edhe më shumë ndotjen e ajrit si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jokualitative që po përdorin qytetarët”, thotë më tej IKSHP.
Duke analizuar situatën aktuale, Instituti Kombëtar, propozon disa masa strategjike, specifike e masa individuale (rekomandime shëndetësore për popullatën).
Urgjentisht të përpilohet një plan aksioni për përmirësimin e cilësisë së ajrit sidomos në kryeqytet dhe të aprovohet me procedura urgjente nga Parlamenti i Kosovës.
Adoptimi dhe transpozimi i legjislacionit te ajrit në përputhje me direktivat e EU dhe standardeve të OBSH.
Implementimi i programeve kombëtare dhe projekteve të përbashkëta për fushën e ajrondotjes.
Urgjentisht të hiqen nga përdorimi veturat e vjetra dhe veturat pa katalizator.
Inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët.
Shtimi i numrit të autobusëve me karburante ekologjike në transport publik.
Shtimi i sipërfaqeve gjelbëruese në zona urbane.
Matja e kontaminimit në pikat kyçe në Kosovë dhe paraqitje ditore e rezultateve online.
Të reduktohen daljet në qytet dhe në vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;
Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave.
Personat që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall.
Të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht ndalimi i duhanpirjes brenda hapësirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.
Grupet e popullatës së rrezikuar të tilla si me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirë për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.
Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se poqëse nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.