Edhe për të paktën 5 vjet gjeneratorët e njërit nga ndotësit më të mëdhenj në Kosovë do të vazhdojnë të djegin thëngjill.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka parashtruar kërkesë në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) që licencën e operimit të termocentralit “Kosova A” t’ia vazhdojë deri në vitin 2023, shkruan sot Koha Ditore.
KEK-u planifikon që ky termocentral të fiket atëherë kur termocentrali “Kosova e Re” të fillojë operimin.
E kërkesën për vazhdim të licencës së gjenerimit të energjisë elektrike ZRRE-ja e ka futur në agjendën e mbledhjes së radhës të Bordit, që do të mbahet më datë 24 të këtij muaji... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Alternativa e ngrohjes me ndotësit më të mëdhenj të ajrit
-
1.5 milionë euro për fizibilitetin e termocentralit “Kosova A”
-
Një tjetër dimër me ndotje të ajrit në Kosovë
-
Përmes investimeve, “Kosovës B” synohet t’i zgjatet jeta edhe për të paktën 20 vjet
-
Përmes investimeve, “Kosovës B” synohet t’i zgjatet jeta edhe për të paktën 20 vjet