Rozafa Ukimeraj vazhdon të jetë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Pushtetit Lokal, ani pse mandati 3-vjeçar i ka përfunduar më 16 shtator.
Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe pamundësia që Qeveria të marrë vendime, ka krijuar këtë situatë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUkimeraj thotë se ushtrimin e funksionit të sekretares ia mundëson Ligji për Procedurën Administrative dhe praktika e krijuar sipas opinionit të Zyrës Ligjore të Zyrës së Kryeministrit të vitit 2014.
Rozafa Ukimeraj, e vetmja grua Sekretare e Përgjithshme, thekson se sipas “konfirmimit me heshtje administrative”, ushtron mandatin e sekretares me kompetenca të plota.
KTV-ja ka kërkuar sqarime për këtë situatë të krijuar edhe nga Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Administratës Publike, por asnjëra prej tyre nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërkohë, ministrja e Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që Ukimeraj të marrë edhe një tjetër mandat.
Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ukimeraj ishte emëruar në shtator të 2016-s, nga kabineti qeveritar i udhëhequr nga Isa Mustafa.