126 persona të pickuar nga rriqrat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën e Infektives të QKUK-së, raporton KTV.
Kështu Prishtina prin nga qytetet e tjera me numrin më të madh të personave të pickuar nga ky insekt, gjë që ka ngritur shqetësime te qytetarët.
Krahasuar me statistikat e viteve të kaluara, numri i të pickuarve nga rriqrat në kryeqytet është shumë më i madh, pasi që këtë vit është shtuar edhe numri i rriqrave.
Shkak i kësaj situate është bërë ndryshimi në vazhdimësi i motit, gjë e cila ndikon në shumimin e rriqrave. Qytetarët ankohen se komuna nuk ka bërë asgjë në këtë aspekt.
Zyrtarët komunalë arsyetohen se për shkak të motit të ndryshueshëm nuk kanë mundur ta kryejnë dezinsektimin.
Ndërsa kanë kërkuar nga qytetarët të mos shqetësohen për arsye se Prishtina nuk është vend endemik sikurse është Malisheva.
-
Mbi 100 persona pickohen nga rriqrat në Malishevë
-
Deri tash, tre mijë të pickuar nga rriqrat në Kosovë
-
Regjistrohen 1734 raste të pickimit nga rriqrat, një me ethe hemorragjike
-
145 persona kërkojnë ndihmë në QKUK nga thumbimi i rriqrave
-
Malisheva shënon dyfishim të rasteve nga pickimi i rriqrave në krahasim me vjet