Dubrovnik, 11 korrik - Guvernatori i BQK-se, Bedri Hamza, po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë, të organizuar nga FMN-ja dhe Banka Nacionale e Kroacisë, e cila po mbahet në qytetin e Dubrovnikut.
Temë bosht e konferencës është "Përshpejtimi i konvergjencës në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore", bëhet e ditur përmes një njoftimi për media të kësaj banke. Përveç guvernatorëve e ministrave të financave të shteteve të Evropës Qendrore, Lindore e Juglindore, në konferencë po merr pjesë edhe drejtorja menaxhuese e FMN-së, Christine Lagarde.
Në kuadër të konferencës, guvernatori Hamza ka marrë pjesë në një tryezë diskutimi me drejtoren menaxhuese të FMN-së, Christine Lagarde, në të cilën ka folur për rolin që ka pasur FMN-ja për zhvillimin ekonomik në Kosovë.
Me këtë rast, guvernatori Hamza ka theksuar që ndihma e FMN-së ka qenë domethënëse në funksion të zhvillimit të reformave strukturore, hartimit të legjislacionit modern në fushën e ekonomisë dhe financave dhe zhvillimit të kapaciteteve njerëzore nëpërmjet asistencave teknike. Po ashtu, ai nuk ka lënë anash pa përmendur as ndihmën financiare, duke kërkuar njëkohësisht konsistencë më të madhe në qëndrimet e FMN-së.
-
Hamza: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset
-
Raporti i FMN-së për rritjen ekonomike përplas pushtetin me opozitën
-
Hamza: Do ta kthejmë Kosovën kah e mbara
-
Hamza: Bizneset që investojnë dhe hapin vende pune do ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit
-
Hamza zotohet për ulje të barrës financiare për familjet