Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërtimi i tri objekteve shkollore – peng i kontesteve pronësore

Ndërtimi i tri objekteve të reja shkollore në Prishtinë, për të cilat qe së paku dy vjet janë ndarë mbi një milion euro të buxhetit të Komunës, ende nuk ka filluar, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtues të Komunës së Prishtinës thonë se këto projekte nuk kanë mundur të nisin për shkak të disa problemeve që kanë dalë ndërkohë.

Zëdhënësi i komunës, Erzen Vraniqi, ka thënë se punimet për objektet në lagjen “Arbëria”, në “Kalabri” dhe në Veternik, pritet të nisin muajve në vijim, pa specifikuar ndonjë datë. Një shkollë e re, gjithashtu është paraparë të ndërtohet në lagjen “Sofalia”, ndonëse nuk është caktuar lokacioni për ndërtimin e saj.

(Tekstin e plotë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.