Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës nëpërmjet një komunikate ka akuzuar Veton Berishën nga Partia Liberale e Egjiptianëve dhe Etem Arifin nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, për pengim të ndërtimit të 50 shtëpive për komunitetet RAE.
“Etem Arifi dhe Veton Berisha, të cilët me sjelljet e tyre kanë penguar në mënyrë direkte ndërtimin e 50 shtëpive humanitare për komunitetet rom, ashkalinj, goran dhe boshnjak në Kosovë. Përmes veprimeve të tyre deputetët Arifi dhe Berisha kanë penguar me qëllim të përfitimeve personale e partiake ndihmën e ofruar për komunitetet e lartcekura”, thuhet në njoftim.
Sipas komunikatës së këtij subjekti, veprimi i Berishës dhe Arifit bie ndesh me parimet e barazisë.
“Ne ju bëjmë thirrje zotërinjve që të heqin dorë nga kjo sjellje e pamatur dhe qëllimkeqe e tyre dhe të na bashkohen që bashkërisht t’u dalim në ndihmë komuniteteve tona”, thuhet në komunikatë.