Ndërtesat kolektive në Prishtinë i kanë daljet emergjente jofunksionale dhe nuk posedojnë fare aparate kundër fikjes së zjarrit. Këto të dhëna i ka nxjerrë Organizata joqeveritare “Developing Together”, e cila merret me çështjet e banimit në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore .
Driton Tafallari, drejtor në OJQ-në “Developing Together (DT)”, ka thënë se pas një hulumtimi lidhur me gjendjen e Ndërtesave në Bashkëpronësi në Prishtinë, ku jetojnë më tepër se gjysma e banorëve të qytetit, ka gjetur se në asnjërën nga ndërtesat që janë hulumtuar nuk kanë hyrje-dalje funksionale emergjente, nuk kanë sisteme kundër zjarrit etj.
“Pas këtij hulumtimi, DT-ja ka ardhur në përfundim se gjendja e funksionimit dhe e mirëmbajtjes së banesave në Prishtinë është mjaft shqetësuese (në disa raste në nivele alarmante)”, ka thënë Tafallari. (Më shumë sot në Koha Ditore)
-
Ndërtimet e larta pa shkallë emergjente
-
Infrastruktura jofunksionale e sigurisë rrezikon banorët
-
“Banorët e banesave në Prishtinë jetojnë në një kaos të vërtetë”
-
Zjarrfikësit kanë mjete për të shuar zjarrin vetëm deri në katin e shtatë
-
Komuna e Prishtinës njofton për “situatë alarmante” nga zjarret dhe erërat e forta