Pas ankesave të qytetarëve të Komoranit për mosrespektim të standardeve të punimeve në rrugë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë ka inspektuar vendin ku janë duke u kryer punimet për asfaltimin e rrugës afër postes në Komoran dhe ka konstatuar se punimet nuk ishin duke u kryer sipas paramasave të përshkruara në kontratë.
Lidhur me këtë rast, edhe organi mbikëqyrës i Drejtorisë së Urbanizmit, pas inspektimeve ne terren ka konstatuar se punimet duhet ndalur përkohësisht deri sa të behët gërmimi dhe mbushja e rrugës.
Lidhur me kontratën "asfaltimi i rrugëve në qytezën e Komoranit , me numër 611-098-521 e datës 17.11.2016 në mes të Komunës së Drenasit dhe kompanisë Globi Trans&Joos Krasniqi Baze, me datën 23.03.2017, pas inspektimeve në terren është kërkuar nga kompania e kontraktuar që të ndërpriten punimet në segmentin ku kanë filluar të hiqet pjesa e punuar dhe punët të vazhdojnë në bazë të paramasës dhe parallogarisë me pjesën e gërmimit dhe mbushjes", është thënë nga organi mbikëqyrës.
{gallery}
-
Nuk po asfaltonte rrugën në Kishnarekë sipas paramasës, Lladrovci ia ndërpret punën
-
Lladrovci merr sërish kazmën, inspekton punimet në Gllobar për t’u bindur se u punua keq
-
Inspektorët e Drenasit ndalojnë punimet në një objekt në Komoran
-
Aprovohet kërkesa e INFRAKOS-it, ndalohet zgjerimi i rrugës në pronë të hekurudhës në Drenas
-
Vështirësohet lëvizja në rrugët e Drenasit, Komuna u bën apel për kujdes qytetarëve