Për të mundësuar punimet në kuadër të projekteve zhvillimore të KOSTT në nënstacionin 110/35/10 kV Ferizaj 1, me datë 27 Gusht 2017 (e Dielë) do të realizohen këto punime:
Nga ora 00:00 në orën 05:00, do të bëhet shkyçja e transformatorëve energjetik T1 dhe T2, për të mundësuar punimet në kuadër të projektit “Revitalizimi i Nënstacioneve 110 kV, ana 35 kV e NS 110/35 kV Ferizaj 1”. (reduktimi i parashikuar 16 MWh/h)
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ora 05:00 deri në ora 13:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T3, për të mundësuar punimet në kuadër të projektit për përfshirjen e të gjitha Nënstacioneve në Sistemin SCADA/EMS dhe instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT/ KEDS (OSSH). (reduktimi i parashikuar 10MWh/h)
Gjatë periudhave kohore të lartcekura, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/35 kV Ferizaj 1, do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike.
KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët e rajonit të Ferizajt për reduktimet që do të shkaktohen, pasi që implementimi i këtyre projekteve është i nevojshëm për të rritur besueshmërinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Ferizajt.
Punime në kuadër të projekteve zhvillimore të KOSTT në NS 110/35/10 kV Prizren 1.
Sipas njoftimit të datës 4 gusht 2017, për të mundësuar vazhdimin e punimeve në kuadër të projekteve të KOSTT për përfshirjen e të gjitha Nënstacioneve në Sistemin SCADA/EMS dhe instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT/ KEDS (OSSH), me datë 27 Gusht 2017, nga ora 05:00 deri në ora 13:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T3 në NS 110/35/10 kV Prizren 1.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/35/10 kV Prizren 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 10 MWh/h)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.