Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nderohen me mirënjohje kontributdhënësit e fushës së shëndetësisë

Me mirënjohje për kontributin e dhënë për shëndetësinë kosovare, gjatë kohës së okupimit është nderuar Shaban Svirca, shtëpitë e të cilit u përdorën për Maternitetin e shoqatës humanitare bamirëse “Nënë Tereza” që nga viti 1996 e deri në vitin 1999, si edhe profesorët Hysen Sherifi dhe Emrush Kryeziu.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, i ka akorduar mirënjohje Shaban Svircës, për kontributin e tij të dhënë për shëndetësinë kosovare, gjatë kohës së okupimit.

Svirca është nderuar me mirënjohje për lëshimin e shtëpive të tij gjatë kohës së okupimit, të cilat u përdorën për Maternitetin e shoqatës humanitare bamirëse “Nënë Tereza” që nga viti 1996 e deri në vitin 1999, kur ishte mbyllur dhunshëm nga okupatori serb, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.