Pas 34 vjet pune si roje, Avni Mulaku dhe Skender Hyseni kanë mbetur rrugëve.
Shthurja e Korporatës Energjetike të Kosovës para shumë vjetësh iu nxori jo pak sfida, raporton KTV.
Kalimi nga një kompani private në tjetrën, sipas tyre ua bëri edhe më të vështirë punën.
Ata kanë dy muaj që nuk po punojnë askund pasi kompania private nuk ua vazhdoi më kontratat e punës.
Kërkojnë kthimin në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës duke u bazuar në këtë marrëveshje të arritur në vitin 2006.
Përpos kërkesës për kthim në KEK, ata kanë kërkuar ndihmë edhe nga kryeministri, derisa po presin një përgjigje edhe nga Inspektorati i Punës.
Edhe
Krijohet Departamenti i sigurimit fizik, rreth 380 punëtorë rikthehen nën menaxhimin e KEK-ut
Në KEK kanë thënë se kjo ndërmarrje nuk ka mandat të përgjigjet apo të ndikojë në vendimet e një kompanie private, duke mos specifikuar nëse ata janë të gatshëm t’i kthejnë ata në punë.
Ndërsa në Inspektoratin e Punës kanë deklaruar se janë duke u marrë me rastin dhe se për të njëjtin së shpejti do të dalin me një vendim.
-
Pjesëtarë të ish-sigurimit të KEK-ut paralajmërojnë padi ndaj kontraktuesit privat për shkëputje të kontratave
-
Ish-punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut me ultimatum
-
Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik në KEK, kërkojnë paga dhe kushte më të mira pune
-
Punëtorët akuzojnë KEK-un për tenderë: Stop dallavereve, edhe ne kemi fëmijë