Mungesa e fuqisë punëtore të pakualifikuar mbetet ndër sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet sektori privat.
Kështu u tha në forumin e biznesit "mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, sfidë për biznese", organizuar nga OEK.
Kryetari i OEK, Safet Gerxhaliu tha se kjo përbënë ndër sfidat më të mëdha, transmeton kp.
"Mungesën e fuqisë punëtore e pakualifikuar një nder sfidat më të mëdha që ballafaqohet sektori privat në Kosovë. Si OEK i kemi paraparë i kemi 5 objektiva strategjike, që fillojnë me germën E, Evropa edukimi, ekonomi, ambientalizmi dhe përvoja. Duhet bashkërisht të kuptojmë se për t’i arritur këto objektiva edukimi ka rol krucial. Ne shekullin e ekonomisë resursi kryesor i një shteti është edukimi", tha ai.
Besim Mustafa i cili paraqiti rezultatet e hulumtimi tha se afër 80 për qind e ndërmarrjeve kanë vështirësi për të gjetur punëtorë të kualifikuar dhe se kjo është shqetësuese.
-
Ikja e fuqisë punëtore alarm për bizneset
-
Bizneset ankohen për mungesë të punëtorëve të kualifikuar, rritja e pagës shihet si zgjidhje
-
Azemi: Bizneset po ballafaqohen me mungesë të punëtorëve të kualifikuar
-
Rukiqi: Është përmirësuar gjendja e bizneseve, mungesa e punëtorëve mbetet sfidë
-
“Bizneset në Kosovë ballafaqohen me barriera për qasjen në financa”