Heqja dorë e menjëhershme e autoriteteve të Kosovës nga ndërtimi i rrugëve përreth manastirit të Deçanit, është vetëm një tregues se pozita e Serbisë në suazat ndërkombëtare është shumë më e fortë se sa para pesë jetësh, mendon Orhan Dragash, drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Sigurisë në Beograd, transmeton Koha.net.
“Aktualisht edhe Haradinaj e edhe Thaçi flasin ndryshe me Serbinë, thjesht për faktin se Serbia është forcuar shumë, është më e respektueshme se sa para pesë vjetësh, ka pozicion më mirë ndërkombëtar”, citon tv pink të ketë thënë Dragash.
Ai ka theksuar se kur Beogradi bisedon për Kosovën, në fakt ai bisedon me SHBA-në, Gjermaninë, Britaninë e Madhe e ata nuk janë negociatorë të lehtë: Nëse ata ju kushtojnë rëndësi, kjo vërehet menjëherë te pulenët e tyre, Haradinaj e Thaçi.
-
Analistët: Presioni ndërkombëtar e rrit mundësinë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë
-
Punimet në rrugën Deçan - Plavë po vazhdojnë
-
Mospajtime për një rrugë mes Qeverisë së Kosovës e Manastirit të Deçanit
-
Lekaj thotë se punimet në rrugën Deçan – Plavë po kryhen jashtë zonës së mbrojtjes
-
Daçiq: Po duan ta izolojnë Manastirin e Deçanit, ta shkatërrojnë...