Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot festën e Kurban Bajramit. Ashtu si çdo vit edhe mëngjesin e sotëm në orën 06:50 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, besimtarët bënë faljen e Namazit.
Kreu i KMSH, Skënder Bruçaj në mesazhin e tij të urimit tha se Bajrami i Vogël është simbol i sakrificës, sinqeritetit dhe dorëzimit të plotë tek Allahu i lartësuar.
Ai tha se besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban e duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.
“Në këtë ditë feste e gëzimi të Kurban Bajramit u bëj thirrje të gjithë besimtarëve vullnetmirë që të bëhemi falënderues për të gjitha mirësitë dhe begatitë qe i kemi dhuratë nga krijuesi ynë, dhe të tregohemi bujarë duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë, me jetimët dhe me të gjithë ata që presin përkujdesin dhe vëmendjen tonë. Të jemi më mëshirues e tolerant, duke respektuar njeri-tjetrin dhe të lutemi që ditët e festës të vazhdojnë pa reshtur për të gjithë njerëzimin mbarë”, tha kreu i KMSH.
-
Mijëra besimtarë në Sheshin Skënderbej të Tiranës për të falur Bajramin e Vogël
-
Kremta e Fitër Bajramit në Shqipëri, mijëra besimtarë u falën në sheshin "Skënderbej"
-
Besimtarët e falin Fitër Bajramin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë
-
Pamja e sheshit “Skënderbej” i mbushur me besimtarë, përzgjidhet nga BBC-ja
-
Besimtarët myslimanë mbushin sheshin “Skënderbej” në Tiranë për faljen e Bajramit