Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MZHR-ja synon krijimin e 500 vendeve të punës nëpërmjet granteve

Drejtuesit e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Qeverisë së Kosovës gjatë fundjavës kanë prezantuar planin vjetor të punës së këtij dikasteri para qytetarëve të Prizrenit, me saktë atyre nga Lugina e Lumëbardhit dhe Podgurit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, ka theksuar se buxheti i kësaj ministrie prej 2 milionë eurosh do të shpenzohet në projektet infrastrukturore në të gjitha rajonet e Kosovës, përfshirë këtu edhe trevat e banuara me pjesëtarët e komunitetit boshnjak.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtari i lartë qeveritar ka bërë të ditur se buxheti prej 1.5 milionë eurove është i akorduar për grante, të cilat janë të ndara në tri grupe, për fillestarët nga 2 mijë deri në 5 mijë euro, për firmat deri në dy vjet nga 10 mijë euro dhe për firmat që funksionojnë dy vjet nga 20 mijë euro grante... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)