Bashkë me fëmijët dhe familjarët e tjerë kishin dalë nga fshati me idenë se do të gjenin një vend të sigurt. Për muaj të tërë do të endeshin nga një fshat në tjetrin. Çdoherë e më vështirë po bëhej për këtë nënë dhe për fëmijët e saj, sado që koha po kalonte. Nën urdhrat e paramilitarëve serbë, ajo dhe gjashtë familje të tjera vendosen në disa shtëpi të braktisura në një qytet të Kosovës. Të gjithë ishin fëmijë e gra. Për disa muaj janë dhunuar sistematikisht. Nuk u kursyen as fëmijët. Ajo është e bindur se ka arritur të abortojë me barna popullorë shtatë javë pas dhunimit të parë
Rrëfimi në vetën e parë
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoH.K: Abortova shtatzëninë që e kisha prej tyne
Jam ‘69-sh e lindur. Edhe vajzërinë e kam pasë tragjike. S’kemi pasë. Skamje, gazep. Jemi rritë n’kushte shumë t’randa. Baba i papunë, kallabllak fmi. Kemi hjekë boll. Kem përjetu boll. Bone hesap, që ka pasë ditë e qitke nana nji bukënore. Nana s’hajke hiç. Ja niske kajke. Unë isha ma e madhe prej tanë fmive. E pajsha nanën tu kajtë, e thojsha, “as une s`du me hangër”.
Pasha Zotin. Me talla jemi nxeh. Qaq jetën e kemi pasë t’randë. Tanë, me motra me vllazni kena m’su. Tashti, qato që kemi hjek, e me qato kushte kaq t’rana, krejt janë profesora, krejt janë që punojnë, krejt janë që janë shkollu, doktorra, krejt ajo familje e jemja, fije e për pe. Tanë janë shkollu. Krejt. Po veç vllaznia, na motrat nuk e kemi pasë shansën me shku në shkollë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.