Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Shend Zhjeqin për medaljen e bronztë të fituar në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM) në Brazil.
Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kosova do të përparojë vetëm me njerëz të dijes, shkencës, arsimit, kulturës e veprimtarive tjera intelektuale të bazuara në vlera pozitive bashkëkohore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është shkrimi i tij:
Kosovës iu shtua edhe një sukses.
Gjimnazisti ynë, Shend Zhjeqi, ka fituar Medaljen e Bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM) në Brazil.
E përgëzojmë Shendin dhe i urojmë shumë suksese të ardhshme.
Kosovën do ta qojnë përpara dhe do t'ia zbardhin fytyrën vetëm njerëzit e dijes, shkencës, arsimit e kulturës dhe veprimtarive tjera intelektuale të bazuara në vlera pozitive bashkëkohore.