Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Serbia po e mban peng Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka treguar, të premten, se ka iniciuar procesin e hartimit të Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Por përfaqësuesit e serbëve nuk i janë përgjigjur ftesës për t’u përfshirë në proces, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ka bërë që kreu i Qeverisë të besojë se është pikërisht Serbia ajo që do prolongimin e themelimit të Asociacionin.

E ka fajësuar fqinjin verior, shkaku që ai dikton politikat e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës, të cilët prej muajsh e kanë bojkotuar punën në Qeveri dhe atë në Kuvend.

“Jemi të interesuar që të krijojmë kushte dhe që përfaqësuesit serbë të kthehen në Kuvend, me ata në Qeveri të punojmë. Natyrisht që mbetet përgjegjësi e tyre dhe po ashtu është problem edhe i ndikimit të Serbisë që ata po e prolongojnë këtë. Në qoftë se ajo vazhdon të prolongohet në këtë formë, ajo tregon se ata nuk janë të interesuar shumë për këtë çështje”, ka thënë kryeministri Mustafa në mbledhjen e Qeverisë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Tani gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.