Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vizituar fermerët e prodhuesit bujqësorë në Komunën e Istogut.
Mustafa i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova vizitoi kultivuesit dhe përpunuesit e perimeve dhe frutave të kësaj komune, si dhe bazenet për kultivimin e troftave në këtë rajon, ku është njohur nga afër me sfidat që po përballen këta prodhues gjatë kohës së pandemisë.
“Do të vazhdoj të jem pranë fermerëve dhe agro-përpunuesve për t’i motivuar dhe mbështetur, që të mos ketë ngecje në sektorin prodhues dhe përpunues, duke ju siguruar ushqim cilësor familjeve tona”, tha Mustafa.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafa premton mbështetje për kultivuesit kosovarë
-
Ministri në detyrë Mustafa premton mbështetje për prodhuesit e fidanëve dhe kultivuesit e perimeve
-
Mustafa: Sistemi i ri për grante mënjanon mundësitë për keqmenaxhime
-
Nis protesta e bujqve, kërkojnë takim me Mustafën
-
Zemaj viziton Istogun, njoftohet me sfidat e komunës në menaxhimin e pandemisë