Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në ceremoninë për shugurimin e katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Veç tij, në këtë ceremoni po merr pjesë edhe kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PANA, Ramush Haradinaj, raporton Koha.net.
Në Katedralen e Prishtinës janë mbledhur qindra besimtarë dhe mysafirë nga hapësirat kombëtare ku pritet që të bëhet shugurimi i saj, që përkon në ditën e shenjtërimit e Nënës Terezë para një viti në Vatikan dhe në 20 vjetorin e vdekjes së saj.
Artikuj të ngjashëm