Prishtinë, 26 dhjetor (Ekonomia Online) - Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, thotë se për të zgjedhur presidentin kërkohet dialog dhe kompromis nga të gjitha partitë.
“Sa i përket çështjes së presidentit është evidente që duhet pasur një diskutim të gjerë të spektrit politik për zgjedhje të presidentit, kjo është e thënë edhe në Kushtetutë”, tha ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMustafa shton se kompromisi për presidentin ndërmjet partive politike është rregull kushtetues, e nuk varet nga qëndrimet e partive.
“Pra kjo kërkon dialog dhe kompromis nga të gjitha partitë politike pavarësisht mendimeve dhe qëndrimeve individuale që mund të kemi. Pra kjo nuk varet nga qëndrimet e partive politike, është rregull kushtetuese”, tha ai.
Ai pret që presidenti i ardhshëm të zgjedhet me përkrahjen e 80 deputetëve, siç kërkohet me Kushtetutë.