Arbëri

Mustafa: Kemi punësuar mbi 41 mijë të rinj

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, me një shkrim në Facebook ka treguar edhe një herë për rezultatet që ka arritur gjatë kohës së qeverisjes.

Mustafa ka shkruar se papunësia në Kosovë është ulur nga 35 për qind në 27 për qind, dhe se janë punësuar 41 mijë të rinj.

Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Sapo e klikova platformën e lansuar sot (http://aprk.rks-gov.net ) ku figurojnë mbi 550 vende të lira pune.

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, e promovuar sot, është një prej rezultateve të punës së madhe për uljen e papunësisë që është bërë nga kjo Qeveri.

Statistikat kredibile bëjnë me dije se papunësia është ulur nga 35 % në 27 %, ndërkaq institucionet përkatëse konfirmojnë mbi 41 mijë të punësuar rinj, me emër e mbiemër. Mijëra qytetarë të tjerë janë vetëpunësuar kryesisht në bujqësi dhe fusha të tjera.