Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa i kundërpërgjigjet iniciativës së Nismës për mocionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur iniciativës së paralajmëruar nga Nisma për Kosovën për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë.

Mustafa ka thënë se është punë e opozitës të kërkojë qoftë mocion mosbesimi, qoftë zgjedhje të parakohshme.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se qeveria që ai udhëheq, do të vazhdojë me planin e saj që si synim, sipas tij, ka krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Kurse, sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri Mustafa ka thënë se marrëveshja shumë shpejt do të procedohet në Kuvend, por pa përmendur datë, se kur mund të ndodhë kjo.