Kosovarët vazhdojnë të ballafaqohen me reduktime të rrymës elektrike dhe me tension të dobët, pa marrë parasysh që privatizimi i saj ishte bërë me premtimin se ata do të kenë rrymë 24 orë.
Kështu të paktën janë shprehu qytetarët për emisionin “Ekonomia me Erëzën”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, se këto reduktime po ndodhin e pohojnë edhe Behxhet Shala nga KMLDNJ-ja.
Ai shton se “derisa ZRRE-ja ta zyrtarizojë plaçkitjen e KEDS-it, do ta kemi të njëjtën situatë”.
“Qytetarët e Kosovës përballen më një reduktim të madh të energjisë dhe jo vetëm në vende rurale por edhe në lagjet e Prishtinës”, u shpreh Shala, transmeton koha.net.
Por, zërat e fundit që KEDS po eksporton rrymë pa marrë parasysh ankesave të konsumatorëve, thotë t’i ketë dëgjuar edhe Kryetari i Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa.
Ai pranon se për këtë situatë kanë kërkuar sqarim nga ZRRE-ja.
“Situata me energji elektrike duhet të normalizohet dhe ne kemi vërejtur se eksporti dhe importi nuk janë në harmoni me planifikimet dhe për këtë kemi kërkuar hetim, por jemi duke pritur raportin e ZRRE-së”, deklaroi Mustafa.
Kompanitë që ushtrojnë aktivitetin e eksportit në Kosovë, në bazë të përqindjes sipas KEDS-ja janë: Sllovenia 38 % të eksportit, Austria 22 % të eksportit, Bullgaria 14 % të eksportit, Maqedonia 8 % të eksportit, Danimarka 7 % të eksportit, Bosnja 7 % të eksportit, të tjerat (Mali i Zi, Çekia, Hungaria etj.) 4 % të eksportit.